Kulturë

Lule në Lumbardh e thirrje për të mos e harruar figurën e Bekim Fehmiut

Në ditëvdekjen e Bekim Fehmiut institucionet heshtën. Fondi arkivor “Bekim Fehmiu”, organizoi shënimin e 11-vjetorit të vdekjes. Rreth 50 veta janë mbledhur tek ura e njohur si Ura e Gani Tadës dhe kanë hedhur lule në lum

Në ditën e 15 qershorit të vitit 2010, nga rruga “Zvezdara” në Beograd do të dilte një lajm i madh. Në banesën e tij ishte gjetur i vdekur një prej yjeve kryesore të filmit jugosllav, i cili më vonë do të merrte nam botëror. Kumti se Bekim Fehmiu ishte vetëvrarë u shoqërua edhe me një lajm që si amanet zbërthente fort ndjesinë që aktori me nam kishte për vendin e tij. Fehmiu kishte porositur që urna e tij të hidhej në Bistricën e Prizrenit, në atë që sot njihet edhe si Lumbardhi.

 

Amaneti i tij kishte qenë që urna me hirin e tij t’i hidhej në Bistricën e Prizrenit, në atë që sot njihet edhe si Lumbardhi. Pikërisht në breg të lumit të martën, në 11-vjetorin e vdekjes së Fehmiut, janë mbledhur miq, bashkëpunëtorë e artdashës. Kanë hedhur lule, aty ku u mblodhën për ta plotësuar amanetin e aktorit. Por, edhe kanë bërë thirrje që figura madhore e tij të nderohet edhe nga shteti

Në ditën e 15 qershorit të vitit 2010, nga rruga “Zvezdara” në Beograd do të dilte një lajm i madh. Në banesën e tij ishte gjetur i vdekur një prej yjeve kryesore të filmit jugosllav, i cili më vonë do të merrte nam botëror. Kumti se Bekim Fehmiu ishte vetëvrarë u shoqërua edhe me një lajm që si amanet zbërthente fort ndjesinë që aktori me nam kishte për vendin e tij. Fehmiu kishte porositur që urna e tij të hidhej në Bistricën e Prizrenit, në atë që sot njihet edhe si Lumbardhi.

Pikërisht në breg të lumit të martën, në 11-vjetorin e vdekjes së Fehmiut, janë mbledhur miq, bashkëpunëtorë e artdashës. Kanë hedhur lule, aty ku u mblodhën për ta plotësuar amanetin e aktorit.