Kulturë

“Operalia” me zë e piano si shndritje nëpër kohë e homazh

Pianistja Lejla Pula, pas pesë vjetësh u rikthye me performancë para publikut në Prishtinë. Thyerja më e mirë e kësaj nate dhe e notave të pianos ishin zërat e tenorit Armaldo Kllogjeri dhe të sopranos Marjana Leka

Nata e katërt e “Chopin Piano Fest” erdhi me titullin “Operalia”, duke aluduar në shkëlqimin e garës botërore të operës, që çdo vit bën bashkë emrat me të mëdhenj të këndimit operistik. Lejla Pula në piano ka shoqëruar tenorin Armaldo Kllogjeri dhe sopranon Marjana Leka. Një pjesë e programit erdhi edhe si homazh për viktimat e pandemisë dhe dëshmorët e rënë për çlirimin e Prishtinës e të Kosovës, 22 vjet më parë

Depërtim me anë të muzikës në të kaluarën, të ardhmen, të tashmen e aty-këtu edhe në një botë joreale. I tillë ishte koncerti i natës së katërt të “Chopin Piano Fest”. Mbrëmja erdhi nën titullin “Operalia”, duke aluduar në shkëlqimin e garës botërore të operës, që çdo vit bën bashkë emrat me të mëdhenj të këndimit operistik.

Koncertin e nisi pianistja e shquar kosovare, Lejla Pula. Nëpërmjet kompozimit “Vocalise op.34 nr.14, cis-mol” të Rahmaninovit, u bëri homazh viktimave të pandemisë dhe dëshmoreve të rënë për çlirimin e Prishtinës e të Kosovës, 22 vjet më parë. Pula vazhdoi edhe me pjesë të tjera solistike. Gjatë mbrëmjes shoqëroi tenorin Armaldo Kllogjeri dhe sopranon Marjana Leka. E për tri vepra muzikore – “Lule bore” të Simon Gjonit, “Tace il labbro” (de la Vedova Allegra) të Franz Lehar dhe “Brinisi” nga opera “La Traviata” e Giuseppe Verdit – treshja u bë bashkë në skenë. Kishin zgjedhur një program goxha sfidues e që prekte periudha të ndryshme muzikore.