Kulturë

Flautistja në lojë kryeveprash dëshmon potencialin artistik

Koncerti i flautistes Hysnije Latifaj, pos si festë e përmbylljes së një kapitulli studimesh, ka ardhur edhe si dëshmi e guximit artistik nëpërmjet veprave sfiduese

Tingujt e flautit kanë qenë një udhërrëfim muzikor të martën mbrëma në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Përkushtimin që e kërkon ky instrument frymor, Hysnije Latifaj nuk e ka dëshmuar vetëm gjatë studimeve. Me notë maksimale është vlerësuar vitin e kaluar teksa kishte kurorëzuar me diplomim studimet bachelor për flaut në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Por, meqë ishte një vit i vështirë, ku gjithçka u zhvillua në përmasa izolimi për shkak të përhapjes së shpejtë të pandemisë COVID-19, Latifaj diplomoi pa bërë shumë “zhurmë” muzikore. Diplomimi nuk e kishte përmbushur pa e bërë publikun tok për një koncert ku nëpërmjet instrumentit të flautit, të përcjellë nga instrumente të tjera, te publiku të sjellin vepra që instrumentistët edhe më me nam maten para se t’i ekzekutojnë para publikut. Megjithatë, Latifaj nuk është zmbrapsur nga synimi i saj. Edhe pse tani është në studimet master, po në Fakultetin e Arteve, ajo ka përmbushur ëndrrën e saj për ta mbledhur publikun e për të “festuar” në tinguj përmbylljen e një kapitulli të studimeve. Për ta vendosur flautin në qendër të mbrëmjes muzikore, ajo ka nisur me interpretimin solistik në flaut të veprës “Syrinx”, të kompozuar në vitin 1913 nga kompozitori francez Claude Debussy. Vepra konsiderohet si e domosdoshme në protofolion e interpretimeve të çdo flautisti.