Kulturë

“Anibari” dhe Kohavisioni vazhdojnë bashkëpunimin

Bashkëpunimi midis KTV-së dhe “Anibarit” tashmë është bërë tradicional, e të mërkurën këto dy institucione kanë nënshkruar marrëveshje edhe për edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar
 

Pas një viti sfidues pandemie, “Anibari” në javën e fundit të korrikut sjell magjinë e botës mahnitëse të animacionit. Me edicionin e tij të sivjetmë, të dymbëdhjetin me radhë, Festivali Ndërkombëtar i Animacionit sjell rreth 300 filma nga ky zhanër.

E materiale ekskluzive, intervista, raporte e lidhje direkte për ta përcjellë atmosferën e festivalit, edhe këtë vit do të kenë një adresë – Kohavisionin dhe mediat e tjera të grupit KOHA. Ndër vite bashkëpunimi midis KTV-së e “Anibarit” tashmë është bërë tradicional dhe kjo do të vazhdojë. Këto dy institucione të mërkurën, në ambientet e Grupit KOHA, kanë nënshkruar marrëveshje edhe për këtë edicion.