Kulturë

Peja feston çlirimin edhe me nderimin post-mortem të themeluesit të Baletit

Pak më shumë se një vit pas vdekjes, Peja e ka dekoruar post-mortem me titullin “Qytetar Nderi” balerinin e ish-drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj. Kryetari i Pejës ia ka dorëzuar dekoratën Zogëza Mulaku-Brahimajt, bashkëshortes së balerinit të shquar. Sa u përket njerëzve të artit, qyteti perëndimor e ka dekoruar me titullin “Azem Shkreli” poeten e studiuesen Naime Beqiraj

Komuna e Pejës, në 22-vjetorin e Çlirimit, i është kthyer historisë së shekullit të kaluar dhe të tashmit. Pos fjalimeve që kanë përshkruar ditët e vështira të qytetit dhe çlirimin, janë përkujtuar edhe figurat që me profesionalizmin dhe vullnetin e tyre kanë dhënë kontribut në nivelin lokal e atë vendor. Mjekë, shkrimtarë, sportistë, dëshmorë e autoritete të tjera janë nderuar në kuadër të Ditës së Çlirimit.

Pak më shumë se një vit pas vdekjes, Peja e ka dekoruar post-mortem me titullin “Qytetar Nderi” balerinin e ish-drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj. Sa u përket njerëzve të artit, qyteti perëndimor ka dekoruar me titullin “Azem Shkreli” poeten e studiuesen Naime Beqiraj.