Kulturë

Karnavali – magjia e ngjyrave në Korçë

Me pjesëmarrjen e 26 grupeve të ndryshme nga vendi dhe rajoni, “Karnavalet e Korçës” kanë sjellë në bulevardin dhe rrugët e qytetit hijeshinë dhe harenë e ngjyrave, kostumeve dhe maskave
 

Korça e sivjetme edhe më shumë i ka dhënë kuptim cilësimit të saj si qytet i kulturës, serenatave e festivaleve. Përmes frymës gazmore të karnavaleve, qyteti juglindor shqiptar ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, i cili gjatë muajve të verës do të begatohet edhe me festivalet e njohura të birrës, kulinarisë dhe artit.

Me pjesëmarrjen e 26 grupeve të ndryshme, Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, i hapur në fundjavë, në bulevardin e qytetit ka sjellë një parakalim ngjyrash, stilesh e maskash.