Kulturë

Charette: Gara për “Rrëqebullin e Argjendtë”, mundësi e jashtëzakonshme për kompozitorët

Gregory Charette
Kompozitori e dirigjenti i shquar amerikan, Gregory Charette, u ka bërë thirrje kompozitorëve ta shfrytëzojnë mundësinë e sivjetshme të edicionit të dytë të Garës Ballkanike të Kompozitorëve
 

Dirigjenti e kompozitori i njohur, Gregory Charette, ka bërë thirrje që kompozitorët ta shfrytëzojnë mundësinë e sivjetshme të edicionit të dytë të Garës Ballkanike të Kompozitorëve. Si mundësi të jashtëzakonshme e ka përshkruar ai garën për “Rrëqebullin e Argjendtë” ku kanë mundësi aplikimi krijues nga 12 vende.

Nëpërmjet një videomesazhi, Charette ka treguar se BCCP është bashkëpunim midis “Oerknal”, ansambël muzikor në Holandë, dhe DAM-it, festival i muzikës në Prishtinë.