Kulturë

Eksperimenti i pianistit Granjon sjell në Prishtinë botën e Bachut

“Është gjithmonë shumë prekëse që të luaj këtë vepër të plotë, pasi që nuk është një koncert normal, është një eksperiment edhe për mua, një udhëtim shumë i gjatë”, ka thënë pianisti Jérôme Granjon për interpretimin e veprës sfiduese të Bachut

Projekti i veçantë i pianistit francez Jérôme Granjon ka nisur të marrë formë pikërisht nga Prishtina. Pas kryeqytetit, interpretimi i tij do të përjetohet edhe në vende të ndryshme të botës. Interpretimin e 48 preludeve dhe fugave, kryevepra të kompozitorit gjerman Johann Sebastian Bach, i ka sjellë për dy net

Pianisti francez, Jérôme Granjon, është duke realizuar një projekt goxha serioz. Rrugëtimin e tij e ka nisur në Prishtinë. Të mërkurën mbrëma në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, në kuadër të “Chopin Piano Fest-it”, ka nisur interpretimin e 48 preludeve dhe fugave, kryevepra të kompozitorit gjerman Johann Sebastian Bach. Për afro dy orë e gjysmë ka interpretuar gjysmën e tyre. Pjesën tjetër e ka përfunduar të enjten mbrëma.

Se detyra që ai ka marrë është goxha e rëndë vërehet me të vendosur partiturën para pianos. Një interpretim i tillë erdhi për herë të parë në vend dhe ishte diçka e re edhe për publikun, por edhe për vetë pianistin.