Kulturë

“Zot! Ç’drithërimë…”, Elbenita Kajtazi shkëlqen në Cardiff

Nëpërmjet një videoje gjashtëminutëshe, edhe mediumi i njohur britanik BBC ka sjellë një shkëputje nga interpretimi mjeshtëror që sopranoja Elbenita Kajtazi i ka bërë operës “Roméo et Juliette” të Gounodit. Në mjedisin impozant të St David’s Hall të përshkuar nga një ndërndërrim ndriçimesh nga roze në të kaltër, artistja shqiptare e ka nisur me një ton dramaciteti vargun e parë: “Dieu! quel frisson court dans mes veines?” (Zot! Ç’drithërimë po lëvrin në venat e mia)

Gjashtëmbëdhjetë zëra unikë, që të gjithë soprano e tenorë gjithandej rruzullit, po garojnë në edicionin e sivjetmë të një prej ngjarjeve më të njohura të muzikës operistike. Në mesin e tyre është edhe sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, e cila në kryeqytetin uellsian po garon për kurorën e “BBC Cardiff Singer of the World”, si dhe për çmimin “Song Prize”

 

Gjashtëmbëdhjetë zëra unikë po garojnë në edicionin e sivjetmë të një prej ngjarjeve më të njohura të muzikës operistike. Në mesin e tyre është edhe sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, e cila në kryeqytetin uellsian po garon për kurorën e “BBC Cardiff Singer of the World”, si dhe për çmimin “Song Prize”

Pesha e të qenit në një garë të fortë mund të mos jetë ndier aspak kur pasioni i interpretimit e ka bërë punën e vet. Me një performim subtil, sopranoja e njohur shqiptare Elbenita Kajtazi ka mësyrë të mërkurën mbrëma skenën e “BBC Cardiff Singer of the World”.

Në edicionin e 20-të me radhë të kësaj gare – e cila zgjat deri të shtunën – virtuozja e lindur në Mitrovicë e ka ngjitur për herë të parë Kosovën në një nga ngjarjet më të njohura të muzikës operistike.