Kulturë

Enver Kaçaniku – prijatari i hershëm i skenës teatrore

 

Jo shumë i njohur për publikun e gjerë, por artistë të shumtë tek ai shihnin njeriun e vlerave të larta. Aktori i lindur në Prizren më 1947, Enver Kaçaniku, përpos shfaqjeve të shumta teatrale, hyri edhe në celoluidin e kinemasë me rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”.

Të premten është ndarë nga jeta, kumt ky që është bërë i ditur nga këngëtari Shkumbin Kryeziu.