Kulturë

Universi muzikor i Aleksandër Peçit nëpërmjet notave edhe në Prishtinë

Për publikun e mbledhur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nuk u desh që të mbarojë koncerti për t’i ngjallur duartrokitjet. Mjaftoi prania e kompozitorit nga Shqipëria, Aleksandër Peçi

Shtatë dekada jetë për kompozitorin e njohur janë gjysmëshekulli dedikim për muzikën. Në 70-vjetorin e lindjes së Aleksandër Peçit, ai nga nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” mori një përkthim muzikor të disa prej veprave që rrumbullakojnë opusin e tij të gjerë krijues. “Të thuash jam i kënaqur është pak, por jam i lumturuar nga këta nxënës, të cilëve u uroj të kenë suksese në jetën e tyre artistike dhe të kënaqin publikun dhe të kënaqen vetë nga emocionet që i përcjellin publikut”, ka thënë Peçi

Duartrokitjet më të fuqishme janë ato që rëndom mbyllin koncertin. Atëherë kur publiku pushon nga ndjesia që mbështillet në notat e kompozuara shekuj e dekada më parë.

Por, për publikun e mbledhur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nuk u desh që të mbarojë koncerti për t’i ngjallur ato. Mjaftoi prania e kompozitorit nga Shqipëria, Aleksandër Peçi. Ngrohtësinë e publikut prishtinas e mori ende pa u ndier tingujt e notave të shtrira në partiturat para nxënësve të shkollës “Prenk Jakova”. Nga ulësja, bëri disa hapa tutje për ta parë publikun përballë dhe për t’ia kthyer me buzëqeshje duartrokitjet e mirëpritjes. Shtatë dekada jetë për kompozitorin e njohur janë gjysmëshekulli dedikim në kompozimin e veprave të njohura klasike dhe jo vetëm.