Kulturë

“Rock për Rock” me energjinë dhe traditën që vazhdon

Koncerti tashmë tradicional “Rock për Rock”, me edicionin e tij të 20-të jubilar, është shpalosur mes synimit për t’i mbledhur bashkë dashamirët e rockut dhe për t’i promovuar bendet e reja

Thatësia që pandemia u solli skenave e koncerteve sikur i takon së kaluarës. Derisa kjo periudhë ishte shfrytëzuar për të sjellë krijime të reja, “Rock për Rock” ka ngjitur në skenë bende nga Prishtina, Shkupi e Tirana, në një mbrëmje të çmendur rocku mes decibelëve të lartë, atmosfere të zjarrtë e interesimi jo të paktë të publikut kryeqytetas

Në gati dy orë, në çmendurinë e decibelëve të lartë, rocku ka gjëmuar sërish në Prishtinë. Ndryshe nga viti i kaluar, ku bendet kishin performuar “incognito” për shkak të gjendjes me pandeminë, mbrëmja e së premtes i ka zbuluar krijimet e egra të bendeve të reja shqiptare.

Hapësira e sallës kryesore në teatrin “ODA” ka qenë paksa në hall për të përmbajtur vajbin dhe atmosferën e elektrizuar.