Kulturë

“Europa Nostra” shqyrton mundësinë e largimit të Manastirit të Deçanit nga lista e monumenteve më të rrezikuara

“Ne do të dëshironim të theksojmë se përfshirja e një aseti në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara nuk është fundi i procesit; kjo shënon fillimin e konsultave të duhura me të gjitha palët e interesuara. Si rezultat, do të përgatitë një raport gjithëpërfshirës, me rekomandime për veprim adekuat, i cili përfundimisht çon në largimin e rrezikut me të cilin përballet një aset i trashëgimisë kulturore dhe si pasojë, në heqjen e asetit nga lista e 7 monumenteve më të rrezikuara. Kjo metodë është aplikuar në të gjitha asetet që janë përfshirë në listë”, shkruhet në përgjigjen e “Europa Nostra” për Qeverinë e Kosovës

Organizata “Europa Nostra” do ta shqyrtojë mundësinë që Manastiri i Deçanit të largohet nga lista e monumenteve më të rrezikuara në Evropë. Në komunikimin e saj me Qeverinë e Kosovës, Organizata që në prill bëri publikimin e listës së 7 monumenteve më të rrezikuara, ka bërë të ditur se mund të rishikohet pozicionimi i rrezikshmërisë në raport me ndërtesën e shekullit të 14-të.

 

Në komunikimin e saj me Qeverinë e Kosovës, organizata që në prill bëri publikimin e listës së 7 monumenteve më të rrezikuara, ka bërë të ditur se mund të rishikohet pozicionimi i rrezikshmërisë në raport me ndërtesën e shekullit të 14-të. Organizata e themeluar në Paris më 1963, kishte marrë për bazë raportet e shtetit serb, duke bërë që Manastirin të cilin institucionet e Kosovës e konsiderojnë si monumentin më të sigurt në Evropë, ta bëjë pjesë të listës nëpërmjet së cilës alarmon për asetet e trashëgimisë kulturore që rrezikohen

Organizata “Europa Nostra” do ta shqyrtojë mundësinë që Manastiri i Deçanit të largohet nga lista e monumenteve më të rrezikuara në Evropë. Në komunikimin e saj me Qeverinë e Kosovës, Organizata që në prill bëri publikimin e listës së 7 monumenteve më të rrezikuara, ka bërë të ditur se mund të rishikohet pozicionimi i rrezikshmërisë në raport me ndërtesën e shekullit të 14-të.

Organizata e themeluar në Paris më 1963, kishte marrë për bazë raportet e shtetit serb duke bërë që Manastirin të cilin institucionet e Kosovës e konsiderojnë si monumentin më të sigurt në Evropë, ta bëjë pjesë të listës nëpërmjet të cilës alarmon për asetet e trashëgimisë kulturore që rrezikohen.