Kulturë

“Prenk Jakova” me koncert e gjashtë instrumente të reja shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzikës

Duke e vlerësuar si befasi të bukur dhuratën e kitarave klasike, drejtoresha e kësaj shkolle, Jeda Dida-Bujari, ka falënderuar ambasadoren Butel. “E falënderojmë përzemërsisht ambasadoren franceze për përkrahjen dhe fillimin e një bashkëpunimi të rëndësishëm me shkollën tonë”, ka thënë ajo.
 

Një Waltz në C-sharp minor i kompozitorit emërmadh polak, Frédéric Chopin, i ka të gjithë përbërësit për të sjellë paqe edhe në një ditë të nxehtë e të zhurmshme qershori.

Kompozuar në vitin e largët 1847, kjo pjesëz subtile për piano rrëshqet butësisht nëpërmjet harmonive të ndryshme që përdorin ritme nga muzika e valleve polake.