Kulturë

“Dodona” merr pesë aktorë, akuza për dallavere e paralajmërim padie

Procesi i nisur në prill të sivjetmë për përzgjedhjen e aktorëve rezidentë të “Dodonës” e ka përmbyllur një kapitull duke përzgjedhur pesë veta, por ka hapur atë të akuzave

Konkursi për aktorë rezidentë të teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona” – që nisi me bojkot, kërkesa për anulimin e tij, si dhe nisma për protesta – në finalizim të tij ka “avancuar” në akuza për dallavere e paralajmërim për padi.

 

Shpallja e listës me pesëshe që bëhet pjesë e ansamblit rezident të “Dodonës” ka ardhur bashkë me akuza për dallavere me konkurs e njëri nga kandidatët që nuk është pranuar ka paralajmëruar se këtë çështje do ta çojë edhe në gjykatë. Është aktori Sunaj Raça që thotë se janë bërë një seri shkeljesh. Anëtarët e komisionit japin versionin e tyre, por akuzat kanë shpërthyer edhe deri tek ato për zbulim aferash milionëshe në një tjetër institucion

Konkursi për aktorë rezidentë të teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona” – që nisi me bojkot, kërkesa për anulimin e tij, si dhe nisma për protesta – në finalizim të tij ka “avancuar” në akuza për dallavere e paralajmërim për padi.

Pas publikimit të pesë emrave të përzgjedhur për këtë ansambël, të menjëhershme kanë qenë reagimet.