Kulturë

Ish-ndërtesa e Gjykatës në Vushtrri së paku për një vit i shpëton rrënimit

“Edhe pse me dëmtime (nga përpjekja e fundit për ta rrënuar), Komisioni në pajtueshmëri të plotë konstaton se ndërtesa e ish-Gjykatës në Vushtrri posedon vlerat kryesore arkitektonike, si ato të autenticitetit dhe ato stilistike, e të cilat më së miri e përfaqësojnë arkitekturën moderne të ndërtesave administrative në Vushtrri”, shkruhet në njërin nga arsyetimet e vendimit, me të cilin u shpall monument

Vushtrrisë i është shtuar edhe një monument. Ish-ndërtesa e Gjykatës në qendër të qytetit, të martën ka marrë statusin e asetit të trashëgimisë kulturore që mbrohet nga shteti. Deri te ky vendim Ministria e Kulturës ka ardhur pas përplasjeve gati dymujore me autoritetet komunale të Vushtrrisë.

 

Prej së martës, objekti të cilin Komuna e Vushtrrisë synoi ta rrafshojë, ka marrë statusin e monumentit. Duke u bërë pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, së paku për një vit, i shpëton rrënimit. Në ditë fundjave, Qeveria lokale kishte rrënuar një pjesë të ndërtesës. Policia qe autoriteti që e siguroi ndërtesën. E më pas edhe Gjykata nëpërmjet një vendimi. Por tash kanë ndryshuar hesapet

Vushtrrisë i është shtuar edhe një monument. Ish-ndërtesa e Gjykatës në qendër të qytetit, të martën ka marrë statusin e asetit të trashëgimisë kulturore që mbrohet nga shteti. Deri te ky vendim Ministria e Kulturës ka ardhur pas përplasjeve gati dymujore me autoritetet komunale të Vushtrrisë.

E para kishte nisur vlerësimin nëse ndërtesa i plotëson kushtet të jetë monument, kurse institucioni lokal kishte mësyrë rrënimin e saj. Bile në ditë fundjave kishte rrënuar një pjesë. Policia qe autoriteti që e siguroi ndërtesën. E më pas edhe Gjykata nëpërmjet një vendimi.