Kulturë

“Muharrem Qena – Ëndërrimtari” me dritëhijet e artistit ikonik

Si dhuratë posthume për ditëlindje është bërë promovimi i monografisë “Muharrem Qena – Ëndërrimtari” me autorë Arian Krasniqin dhe Arzana Krajën. Shandanët e këtij përurimi janë ndezur mbrëmjen e së martës në hapësirat e jashtme të Muzeut Kombëtar të Kosovës

Me shallin që u bë pjesë përbërëse e imazhit të tij, Muharrem Qena, sa qe gjallë, ishte bohem prej artisti. Sado që peripecitë jetësore e përplasën nga shkëlqimi deri në shpërfillje, ai mbeti përherë i dashur për aktorët, një kërkues i të përsosurës në skenë. I krahasuar edhe me “shansonlerët” francezë për sublimitetin e vargut në këngë, Qena gjallërohet edhe sot nëpërmjet interpretimeve të këngëve të tij ikonike. Atë që e kishte nisur para shumë vjetësh regjisorja Arzana Kraja, e që ishte ndërprerë për pak kohë nga vdekja e parakohshme e saj, dramaturgu Arian Krasniqi ka arritur ta përfundojë. Si monografi për artistin e madh e përuruar mu në ditëlindjen e tij të 91-të, “Muharrem Qena – Ëndërrimtari” është libri mbi rrugëtimin e artistit ikonik ndër kohëra

91 vjet më parë në Mitrovicë lindi njeriu që në art e përmes tij do të shumëfishohej si trashëgimi e vyer për brezat e ardhshëm. Ditëlindja e tij është bërë sebep që familjarë, miq e kolegë të bëhen bashkë për Muharrem Qenën, aktorin, regjisorin, dramaturgun, tekstshkruesin e këngëtarin që e ndriçoi nënqiellin kulturor të Kosovës.

Dhe si dhuratë posthume për ditëlindje është bërë promovimi i monografisë “Muharrem Qena – Ëndërrimtari” me autorë Arian Krasniqin dhe Arzana Krajën.