Kulturë

Ministria zvogëlon mbështetjen e projekteve kulturore për 600 mijë euro

Jo pak kritika janë bërë të mërkurën në adresë të Ministrisë së Kulturës, kur janë publikuar listat e projekteve që kanë konkurruar në thirrjen publike. Nuk është bërë e qartë nëse për sivjet do të ketë një tjetër thirrje

Ministria e Kulturës sivjet ka vendosur që ta rrudhë goxha kuletën sa i përket mbështetjes së projekteve kulturore e artistike nëpërmjet thirrjes publike.

 

Vitin e kaluar me 1.5 milionë euro janë përkrahur 442 projekte. Sivjet gjërat kanë ndryshuar. Në total, sipas listës së publikuar të mërkurën, për këtë vit projektet kulturore do të kenë 614 mijë euro më pak. Kurse si numër sivjet janë përkrahur fiks 184 projekte më pak. Komuniteti artistik ka pasur pritje që mbështetja për atë që njihet si kulturë e pavarur të jetë më e madhe. Për këtë edhe janë bazuar në shifrat zyrtare të shtetit

Ministria e Kulturës sivjet ka vendosur që ta rrudhë goxha kuletën sa i përket mbështetjes së projekteve kulturore e artistike nëpërmjet thirrjes publike.

Me 886 mijë e 100 euro janë përkrahur 258 projekte kulturore e artistike të individëve dhe organizatave joqeveritare. Si shumë financiare, por edhe si numër projektesh janë shumë më pak sesa vitin e kaluar. Janë fiks 184 projekte më pak se më 2020. Publikimi i listës ka nxitur reagime. E Ministria e Kulturës nuk ka dhënë ndonjë sqarim të mërkurën mbrëma.