Kulturë

Dy institucione shkencore për projekte të përbashkëta deri te “Historia e shqiptarëve”

Të enjten Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Muzeu Historik Kombëtar kanë hedhur nënshkrimin në protokollin e bashkëpunimit, në të cilin parashihet edhe ndihma për projektin “Histori e shqiptarëve”(Foto: Akademia e Shkencave e Shqipërisë)
 

Botime, konferenca shkencore, ekspozita e aktivitete të përbashkëta do të jenë projektet e përbashkëta mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Muzeut Historik Kombëtar. Nëpërmjet një protokolli të bashkëpunimit, të nënshkruar të enjten, të dyja palët kanë rënë në ujdi edhe për bashkërendim për projektin kapital “Histori e shqiptarëve”

Me shkëmbim botimesh e bashkërendim programesh, institucionet albanologjike e ato muzealenë Shqipëri po synojnë t’i çojnë përpara nismat e përbashkëta albanologjike.

Në këtë fokus është edhe projekti kapital “Historia e shqiptarëve”, në përpilimin e së cilës tashmë janë përfshirë akademitë në të dyja anët e kufirit.