Kulturë

“Manifesta” shpalos datat dhe objektet që do t’i transformojë në Prishtinë

Në konferencën për media të premten, janë dhënë disa prej detajeve të “Manifestas”, e cila prej 22 korrikut deri më 30 tetor do të mbahet në Prishtinë (Foto: Manifesta/FB)
 

Janë bërë publike datat dhe vendet, në të cilat bienalja evropiane “Manifesta” do ta fillojë ndërhyrjen për rivitalizimin e hapësirave publike. Detajet janë dhënë në një konferencë për media, të premten.

Prishtina do të jetë nikoqire e ndërhyrjeve në hapësira publike në edicionin e 14-të të Bienales Evropiane Nomade “Manifesta”, vitin e ardhshëm e ky gjallërim kulturor do të ndihet prej 22 korrikut deri më 30 tetor.