Kulturë

Mezosopranoja e njohur: Akademia e Muzikës në Prishtinë më refuzoi dy herë

 

Këtë të diel, episodi i 5-të i emisionit “Pro X” ju sjell rrëfimin e mezosopranos Flaka Goranci, e cila me zërin e karizmin në skenë ka arritur të depërtojë në skenat më të njohura.

Në emisionin “Pro X”, ajo ka zbuluar si zuri fill dëshira e saj për këndimin dhe cili ishte momenti kur vendosi t’i dedikohej këtij profesioni. Mes triumfit në skenë, Goranci ka rrëfyer edhe për vështirësitë e saj në fillim të karrierës, kur ajo ishte refuzuar dy herë nga Akademia e Muzikës në Prishtinë.