Kulturë

“Koncert n’Shesh” me energjinë muzikore si kontrapunkt i kohëve të zorshme

“Koncert n’Shesh” ka qenë kontrapunkt i periudhës që s’ka kush që s’dëshiron ta harrojë. Këtë mundësi e kanë pasur të dielën pasdite nja njëmijë veta. E gjithë mbrëmja ishte një dëshmi e potencialit që kanë artistët e rinj dhe një konfirmim i interpretimit të lartë artistik të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Të tjerat janë detaje, e muzika është emërues i përbashkët që përcjell energji (Foto: Adi Beqiri)

Filharmonia e Kosovës e ka mbyllur sezonin duke u hapur rrugë talenteve të reja, por njëkohësisht duke dëshmuar edhe potencialin që ka Orkestra. Solli një program goxha kërkues me dy premiera dhe me koncertin për kitarë dhe orkestër të Antonio Vivaldit, që vuri në pah një kitariste me karrierë të ndritur para vetes, Tringa Sadikun. Studentëve të Degës së Muzikës në Fakultetin e Arteve në UP iu dha hapësirë që në fillim të mbrëmjes. Dirigjenti Edon Ramadani bashkë me Orkestrën Harkore të Fakultetit të Arteve interpretuan veprën e Béla Bartókut. Në pjesën qendrore, dirigjenti Svilen Simeonov me Filharmoninë krijuan një komunikim të gjallë me publikun

Ka diçka të veçantë e magjike kur sheshi pushtohet nga muzika. E të tillë e bën edhe koha e organizimit të një koncerti të tillë. Vjen si kontrast pas një periudhe kur distancimi, ndalesat e grumbullimeve e të festave të përbashkëta janë kryefjalë e çdoditshme.

“Koncert n’Shesh” ka qenë kontrapunkt i periudhës që s’ka kush që s’dëshiron ta harrojë. Këtë mundësi e kanë pasur të dielën pasdite nja njëmijë veta. E gjithë mbrëmja ishte një dëshmi e potencialit që kanë artistët e rinj dhe një konfirmim i interpretimit të lartë artistik të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Të tjerat janë detaje, e muzika është emërues i përbashkët që përcjell energji.