Kulturë

Mozaikë nga mbeturinat si kreativitet në pandemi

Heidi Calega para veprave të saj që i realizon me gjësende të cilat zakonisht do të përfundonin në kosh plehrash
 

Kur për shkak të pandemisë u detyrua të rrinte në shtëpi, Heidi Calega, nënë e dy fëmijëve, nisi ta pastronte shtëpinë. Gjeti shumë gjëra që nuk i hynin në punë më askujt. Mirëpo në vend që t’i hidhte këto gjëra në plehra, nisi të bënte vepra arti. Në vjeshtë do të hapë ekspozitën e saj të parë personale

Është një thënie e vjetër për plehrat dhe thesaret. Nuk ka asnjë rreth plehrave dhe artit, por Heidi Calega mund ta ndryshojë këtë. “Unë me të vërtetë nuk e di se si do ta quash këtë”, ka thënë Heidi, gjersa ka qëndruar pranë tryezës së saj ku i ka shtrirë pajisjet e këtij zanati.

Me urdhrat për të qëndruar në shtëpi dhe karantinën, ish-mësuesja e shkollës fillore vendosi të pastronte dollapët e shtëpisë së saj.