Kulturë

“Lela & Co.” – denoncimi si ballafaqim me anën e errët njerëzore

Që në fillim bëhet e ditur se “Lela & Co.” nuk është e tillë që do ta lërë publikun të lumtur. Nuk është as një shfaqje nëpërmjet së cilës regjisori e kasta e aktorëve mundohen që të mësojnë se çka është morale e çka jo, duke ecur nëpër teh paragjykimesh

Si qasje regjisoriale, “Lela & Co.” vjen me frakturë dokumentare – dhe kjo duket e natyrshme – pasi filmi dokumentar është specialitet i regjisorit Eki Rrahmani. Në thelb hyn në zanafillën e teatrit si katarsis, por nuk ndalet me kaq tek bëhet denoncim. Është kohë lirie kolektive, por në antagonizëm është robëria individuale. Një grua përballet me abuzim nga i shoqi, por historia e saj nuk ndalet me kaq. Ngjarja mund të lexohet sikur ndodh këtu apo kudo. Peshë ka thyerja e heshtjes, e shfaqja është vetëm thirrje

Lela ka vendosur të flasë. Të paktën rrëfimin e saj ua ka thënë rreth 50 vetave përballë skenës së vogël të Teatri Kombëtar të Kosovës, të hënën mbrëma, në premierën e shfaqjes “Lela & Co.” nën regji të Eki Rrahmanit. Lela e di se vetëm rrëfimet e disa njerëzve arrijnë të dëgjohen e të disa të tjerëve shpesh ndryshohen për interesa të caktuara. E di, po ashtu, se shumë rrëfime mbesin kurrë pa u thënë për shkak të frikës, dhunës a turpit. Një kapitull i jetës së saj ishte heshtur në mënyrë të tillë. Mirëpo dokumentaristi Eki Rrahmani nëpërmjet shfaqjes “Lela & Co.”, që ia dha “titullin” e regjisorit të teatrit, nuk do që njerëzit të heshtin. Ai jo vetëm që kërkon të nxisë diskutim, por kërkon edhe që njerëzit të veprojnë. E gjithë shfaqja sillet rreth jetës së Lelës që luhet nga Gentë Rotkoceri dhe përpjekjeve të saj për të pasur mundësi që vetë ta tregojë jetën e saj, rrëfimin jetësor.

Që në fillim bëhet e ditur se shfaqja nuk është e tillë që do ta lërë publikun të lumtur. Nuk është as një shfaqje përmes së cilës regjisori e kasta e aktorëve mundohen që të mësojnë se çka është morale e çka jo, duke ecur nëpër teh paragjykimesh. Fuqia e shfaqjes qëndron te fakti se është krejtësisht realiste. I ngjan shikimit të një dokumentari, ku personazhi del nga ekrani për t’i thënë të padëgjuarat e jetës së saj. Ani pse vendi se ku po zhvillohet e gjithë ngjarja nuk caktohet, kushdo mund të lidhet në një formë a tjetrën me Lelën dhe jetën e saj.