Kulturë

“Lule Mosmëharro” në kërkim të lirisë e dashurisë për të gjithë

Të punuara në madhësi gjigante nga një kornizë delikate e çeliktë dhe me pëlhurë të ngjyrosur, ato ngërthejnë në vete historitë personale dhe lidhjen e artistëve Petrit Halilaj dhe Álvaro Urbano (Foto: Driton Paçarada)

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës mund të mos jenë i vetmi raritet i ngrehinës brutaliste që u projektua nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq. Lule masive të bardha, luleqershi e aso të ftoit lavjerrëshin statike nga tavani si për të mbizotëruar krejt enterierin e dy kateve të sipërme.

 

Nuk është vetëm një emër interesant për një instalacion lulesh gjithfarësoji: boshtra, fara palme, luleqershi, luleftoi apo karajfile. Nëpërmjet tyre është vënë në spikamë edhe potenciali që kujtesa personale mbart në vete për të rishkruar gradualisht kujtesën kolektive. Lulet janë histori personale të Petrit Halilajt e Álvaro Urbanos dhe rrëfejnë lidhjen e tyre. Për shoqërinë ata sjellin lule si shpresë për liri e dashuri për të gjithë

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës mund të mos jenë i vetmi raritet i ngrehinës brutaliste që u projektua nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq. Lule masive të bardha, luleqershi e aso të ftoit lavjerrëshin statike nga tavani si për të mbizotëruar krejt enterierin e dy kateve të sipërme.

Ky paralelizim i hapësirës së brendshme nëpërmjet artit ishte pjesë e instalacionit “Lule Mosmëharro” e dyshes së artistëve Petrit Halilaj dhe Álvaro Urbano.