Kulturë

Gabriele Carcano gdhend tingujt e pianos prej Beethovenit te bashkëkohorja

“Vëmendja e publikut, fytyrat e reja në publik dhe reagimet e tyre të menjëhershme ndaj muzikës janë gjërat që do t’i mbaj në mend kur mendoj të vij e të performoj në Prishtinë”, ka thënë Gabriele Carcano pas koncertit në Prishtinë

Me koncertin në “Chopin Piano Fest”, pianisti italian Gabriele Carcano ka debutuar në Kosovë. Krahas delikatesës e maturisë në lojë, ai solli edhe një frymë të veçantë të interpretimit të sonatave të Beethovenit, duke e njoftuar publikun edhe me një kompozitor të ri. Mes tri sonatave të përzgjedhura për program, ishte edhe ajo e kompozitorit Matteo Monzitti.

 

E kanë quajtur “skulptor të tingullit” dhe Gabriele Carcano e dëshmon këtë sapo nis të luajë në piano. Skena e “Chopin Piano Festit” ka qenë debutimi i tij para publikut në Kosovë. Me audiencën, siç e thotë edhe ai vetë, ka një raport unik, por ajo nëpërmjet së cilës lidhet me të natyrshëm është muzika. Performanca për të është një pikëpyetje që rri pezull deri në fund të koncertit, por përgjigja që ia ka dhënë publiku kanë qenë duartrokitjet dhe kureshtja, që për të ka shumë rëndësi

Me koncertin në “Chopin Piano Fest”, pianisti italian Gabriele Carcano ka debutuar në Kosovë. Krahas delikatesës e maturisë në lojë, ai solli edhe një frymë të veçantë të interpretimit të sonatave të Beethovenit, duke e njoftuar publikun edhe me një kompozitor të ri. Mes tri sonatave të përzgjedhura për program, ishte edhe ajo e kompozitorit Matteo Monzitti.

Carcano koncertin të martën mbrëma në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare e nisi me “Sonatën op.14 nr.1 E-dur” të kompozitorit gjerman Beethoven, për të vazhduar me “Sonatën op. 31 nr.3 Es-dur” të Matteo Monzittit, një vepër premierën e së cilës e kishte dhënë vetë Carcano vite më parë, e që për herë të parë është luajtur për publikun në Kosovë. Opera "Invisibili" është e para e këtij kompozitori të gjeneratës së re. Thur rrëfimin mbi imigracionin dhe u shkrua me mbështetjen e Presidencës së Republikës së Italisë dhe të Kombeve të Bashkuara. Ai është themelues, drejtor artistik dhe muzikor i “Ensemble Eutopia”, i specializuar në muzikë bashkëkohore, me të cilën ai kuron një përmbledhje muzikore në “Teatro della Tosse” në Gjenovë. Gjithashtu është shumë aktiv edhe në pedagogjinë muzikore.