Kulturë

Rishikimi e shpëton kulturën nga zbritja e buxhetit

Ministria e Kulturës në vend në total do të ketë buxhet më të vogël sesa ishte paraparë në fillim të vitit. Ishin 36 milionë e 203 mijë euro, kurse sipas Projektligjit Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2021 do të jenë 35 milionë e 475 mijë euro. Por, kultura e trashëgimia kulturore në të shumtën e linjave nuk preken nga zbritja

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit planifikon që sivjet buxheti për kulturën dhe trashëgiminë kulturore të jetë pak më i lartë sesa që ishte paraparë në fillimvit. Nëpërmjet rishikimit të buxhetit institucioni më i lartë kulturor në vend ka paraparë që trashëgimia kulturore në total të ketë 533 mijë euro më shumë, kurse kultura, 152 mijë euro më shumë. Planet e MKRS-së sipas Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2021 janë që rritje të buxhetit të ketë edhe për skenën e pavarur kulturore.

 

Përderisa para gati dy javësh, skena e pavarur kulturore u godit me zbritje buxheti për gati 600 mijë euro, bazuar në listat e projekteve fituese, me Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2021 rikthen shpresat për më shumë mjete në kulturë. Ani pse buxheti i Ministrisë së Kulturës në total, projektohet të zbritet për më shumë se 700 mijë euro, skena e institucionet kulturore nuk preken. Përkundrazi, në disa linja ka rritje të lehta

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit planifikon që sivjet buxheti për kulturën dhe trashëgiminë kulturore të jetë pak më i lartë sesa që ishte paraparë në fillimvit. Nëpërmjet rishikimit të buxhetit institucioni më i lartë kulturor në vend ka paraparë që trashëgimia kulturore në total të ketë 533 mijë euro më shumë, kurse kultura, 152 mijë euro më shumë. Planet e MKRS-së sipas Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2021 janë që rritje të buxhetit të ketë edhe për skenën e pavarur kulturore.

Projektligji që ka kaluar në Qeverinë e Kosovës pret miratimin në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që t’u hapet rruga planeve të MKRS-së sa i përket buxhetit për pjesën e mbetur të këtij viti.