Kulturë

“Shkrim për Kulturë dhe Film” – mundësi për eksplorim veprash artistike

Instituti “Undesignate” dhe shkolla e “Cineksit” në bashkëpunim me “StoryLab” kanë hapur thirrjen për programin “Shkrim për Kulturë dhe Film” i cili integron një seri ligjëratash dhe punëtorish të cilat synojnë të zhvillojnë aftësitë e shkrimit për kulturë dhe film

Njohuri për një vështrim më analitik dhe kritik për veprat artistike synon të ofrojë edicioni i parë i programit “Shkrim për Kulturë dhe Film”. Programi gjashtëjavor përveç që do të përqendrohet në artin e të shkruarit, gjithashtu synon zhvillimin e aftësive për kritikë dhe analizë në mënyrë koherente për vepra kinematografike dhe artistike. Nëpërmjet ligjëratave nga njohës të gazetarisë dhe profesionistë të fushave të ndryshme kulturore, programi ka për qëllim t’u ndihmojnë pjesëmarrësve që të shohin filmat dhe veprat artistike nga këndvështrime shoqërore, filozofike, antropologjike dhe artistike. Programi “Shkrim për Kulturë dhe Film”, i realizuar në bashkëpunim me institutin “Undesignate” dhe shkollën e “Cineksit” në bashkëpunim me “StoryLab” e që brenda vetes përfshin një seri ligjëratash dhe punëtorish, tashmë ka hapur thirrjen për edicionin e parë. Afati për aplikim është deri më 8 korrik.

Platforma “Cineks” dhe shkolla janë themeluar nga instituti “Undesignate”, që daton prej 2012-s, me qëllim të përdorimit të kërkimit bashkëkohor antropologjik dhe mediave të reja digjitale, për të ofruar zgjidhje për nevojat arsimore, zhvillim personal dhe nevoja të shëndetit mendor.