Kulturë

“Ariadita Duo” para publikut suedez për mbrëmje stilesh e epokash

 “Ariadita Duo” në edicionin e dhjetë të “Chopin Piano Festit”, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, më 15 prill të vitit 2019, do të dëshmonin harmoni të përkryer me vepra botërore dhe shqiptare për piano në katër duar (Foto: Arben Llapashtica)

“Muzika në mbrëmjen e verës”, është titulluar koncerti më i ri i duos së themeluar prej Ardita Statovcit, pianistes nga Kosova, e njohur ndërkombëtarisht. Bashkë me pianisten zvicerane Ariane Haering, me të cilën tash e sa vite performojnë me emrin artistik “Ariadita Duo”, do të interpretojnë mbrëmjen e së mërkurës, në kishën e qytetit Kiruna, në veri të Suedisë.

 

Në qytetin verior të Suedisë, i njohur për fenomene unike natyrore e për trashëgimi, Ardita Statovci kishte mbajtur koncert recital, por tash rikthehet me “Ariadita Duo” bashkë me kolegen e saj zvicerane, Ariane Haering. “Muzika në mbrëmjen e verës” është titulli i koncertit dhe përzgjedhja e veprave lidhet edhe me vendin. “Ngërthej disa epoka dhe stile të ndryshme. Me rëndësi është edhe të jetë program domethënës dhe të ketë një pikë referencë edhe për vendin ku mbahet koncerti”, ka thënë Statovci për KOHËN

“Muzika në mbrëmjen e verës”, është titulluar koncerti më i ri i duos së themeluar prej Ardita Statovcit, pianistes nga Kosova, e njohur ndërkombëtarisht. Bashkë me pianisten zvicerane Ariane Haering, me të cilën tash e sa vite performojnë me emrin artistik “Ariadita Duo”, do të interpretojnë mbrëmjen e së mërkurës, në kishën e qytetit Kiruna, në veri të Suedisë.

Dyshja, që nga paraqitja e parë së bashku, në verën e vitit 2015 në Mattsee të Austrisë ka mbajtur koncerte të shumta dhe ka marrë vlerësime nga kritikë të njohur. Repertori i “Ariadita Duo”, përfshin kompozime të njohura në botën e muzikës veçmas vepra që rrallë luhen në piano nga katër duar.