Kulturë

“Watercycle” – fantazia muzikore midis dy botëve të kundërta

Flautistja Erëmira Çitaku me “Watercycle” – ku ka bërë tok edhe kolegë të saj gjeneratash të ndryshme – tingujt tradicionalë i shpalos me gjuhën e saj unike në botën e muzikës. E këtë e bën jo pa qëllim. Folklorit i jep frymë të re (Foto: Arben Llapashtica)

Flautistja Erëmira Çitaku për projektin e saj të ri ka tërhequr një paralele midis dy botëve komplet të kundërta. Për videoperformancën “Watercycle”, që u dha të dielën mbrëma në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u frymëzua nga procesi i shpërndarjes së muzikës në platforma digjitale dhe cikli i ujit në natyrë. Koncerti iu dedikua flautistit dhe mjeshtërit të instrumenteve frymore tradicionale, të ndjerit Shaqir Hoti, i cili vdiq më 10 prill të këtij viti, në moshën 85-vjeçare.

 

Flautistja Erëmira Çitaku në projektin e saj të fundit ka bërë një ndërlidhje midis ciklit të ujit e shpërndarjes digjitale të muzikës. Projektit i ka dhënë formë duke përdorur muzikën, poezinë e videoinstalacione. Si një projekt multimedial, “Watercycle” u konsiderua udhëtim muzikor përrallor e meditues. Koncerti i është dedikuar flautistit dhe mjeshtërit të instrumenteve frymore tradicionale, të ndjerit Shaqir Hoti

Flautistja Erëmira Çitaku për projektin e saj të ri ka tërhequr një paralele midis dy botëve komplet të kundërta. Për videoperformancën “Watercycle”, që u dha të dielën mbrëma në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u frymëzua nga procesi i shpërndarjes së muzikës në platforma digjitale dhe cikli i ujit në natyrë. Koncerti iu dedikua flautistit dhe mjeshtërit të instrumenteve frymore tradicionale, të ndjerit Shaqir Hoti, i cili vdiq më 10 prill të këtij viti, në moshën 85-vjeçare.

“Watercycle” ishte dashur që të realizohej vitin e kaluar, mirëpo për shkak të pandemisë ishte shtyrë për sivjet. Vetë ideatorja e projektit Erëmira Çitaku ka thënë se ideja ishte që të përdoren sa më shumë motivet tradicionale.