Kulturë

Shqipëria synon më shumë sesa rehabilitimin e monumenteve të kulturës

Me programin “EU4Culture” janë dhënë 40 milionë euro për rehabilitimin e monumenteve në Shqipëri që u dëmtuan nga tërmeti i 2019-s. Të premten në Tiranë, në kuadër të këtij programi, është mbajtur takim mes palëve të interesuara dhe ekspertëve të fushës për trashëgiminë kulturore, ku është kërkuar jo vetëm rijetësimi i këtyre monumenteve (Foto: Ministria e Kulturës e Shqipërisë)
 

Në vjeshtën e vitit të kaluar Bashkimi Evropian kishte dhuruar 40 milionë euro për rehabilitimin e siteve kulturore shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 2019-s. Kjo ndihmë e dhënë nga programi “EU4Culture” kishte për qëllim rikonstruktimin, rehabilitimin dhe valorizimin e mbi 50 monumenteve të dëmtuara.

Të premten, në kuadër të këtij programi, është mbajtur takim mes palëve të interesuara dhe ekspertëve të fushës për trashëgiminë kulturore.