Kulturë

Tre sportistë, shumë ëndrra dhe një rrëfim për “Palmën e Artë”

Ermegan Kazazi, Rifat Rifati dhe Jeton Mazreku, të dielën, në hapësirën e improvizuar për pingpong, në kthinat e sallës së sporteve “Sezai Surroi” në Prizren. Pos si sportistë që ndoqën ëndrrat e s’u dorëzuan, tash janë edhe kryepersonazhet e filmit “Pa Vend”, i cili bëri histori duke e futur Kosovën në garë për “Palmën e Artë”

Përderisa rrëfimi i plotë i filmit “Pa Vend” nën regji të Samir Karahodës mbetet enigmatik – së paku deri më 16 korrik kur është premiera botërore në Festivalin e Filmit në Cannes – është një pjesë që mund të dokumentohet e përjetohet nga të gjithë. Një dritëz që mund t’i ketë shërbyer edhe regjisorit si pikënisje: kushtet në të cilat funksion klubi më i suksesshëm i pingpongut nga Prizreni, “Lidhja e Prizrenit”. Por, mbi të gjitha, ata janë shembulli i njerëzve që s’heqin dorë prej ëndrrave. E historia e tyre tashmë është në garë për “Palmën e Artë”.

 

Historia e tyre reale s’ka asnjë dallim prej asaj që kapërthehet në 15 minutat e filmit “Pa Vend”, që të premten e kësaj jave do të jepet premierë botërore në edicionin e 74-t të Festivalit të Filmit në Cannes. Jeton Mazreku e Ermegan Kazazi, të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifat Rifati, ndoqën ëndrrat. Më pas i mësuan edhe të tjerët që të mos heqin dorë prej tyre. Tash, rrëfimi i kësaj tresheje merr përmasa universale. S’e kishin ëndërruar se do të mund të luanin edhe në film, por edhe kjo u bë e vërtetë dhe arriti deri te “Palma e Artë”. Mazreku e Kazazi, të dielën, dy ditë para se të nisen drejt Francës, kthehen bashkë me Rifatin aty ku nisi “Pa Vend”

Përderisa rrëfimi i plotë i filmit “Pa Vend” nën regji të Samir Karahodës mbetet enigmatik – së paku deri më 16 korrik kur është premiera botërore në Festivalin e Filmit në Cannes – është një pjesë që mund të dokumentohet e përjetohet nga të gjithë. Një dritëz që mund t’i ketë shërbyer edhe regjisorit si pikënisje: kushtet në të cilat funksion klubi më i suksesshëm i pingpongut nga Prizreni, “Lidhja e Prizrenit”. Por, mbi të gjitha, ata janë shembulli i njerëzve që s’heqin dorë prej ëndrrave. E historia e tyre tashmë është në garë për “Palmën e Artë”.

Asnjëri prej tyre nuk është aktor. As në ëndrrat e tyre më të çuditshme nuk u ka shkuar në mendje se ndonjëherë do të luanin në ndonjë film. Ani pse kanë kaluar më shumë se gjysmë viti me regjisorin Karahoda, ende s’janë mësuar me intervista. Këtu qëndron edhe e bukura e gjithë këtij rrëfimi, që e ka kapur edhe regjisori 44-vjeçar. Gjithçka është e vërtetë. Një rrëfim njëkohësisht i brishtë por edhe i fortë, i trishtë por i mbushur me momente të gëzueshme. “Pa Vend” bën bashkë kontrastet. Është për shpresat, ëndrrat, dëshpërimin, largimin, por edhe kthimin në shtëpi.