Kulturë

Jazz-kontrabasisti i frekuencave të energjisë pozitive

“Më i rëndësishmi është shkëmbimi i energjisë pozitive me njerëz të ndryshëm, në rrethana të ndryshme. Të kuptosh dhe të jetosh në disa vlera me specifike jetësore”, thotë kontrabasisti Enver Muhamedi, tek përkufizon misionin e muzikës e të muzikantit

Si fëmijë, i rregullonte flokët dhe këndonte para televizorit. E natyrshme, si çdo tjetër në atë moshë, edhe performanca e Enver Muhamedit ishte imitim i artistëve të ndryshëm të njohur të asaj kohe. Jo pak prej tyre i incizonte në kasetë kur i dëgjonte në valët e radios. Madje, edhe sot e kësaj dite, ruan kaseta të tilla.

 

“Ishte koha kur unë dëgjoja një pjesë muzikore dhe gjithmonë fokusohesha më shumë te frekuencat e ulëta dhe isha kureshtar se si po vijojnë dhe po zhvillohen elementet muzikore në atë sferë frekuencore”, thotë Enver Muhamedi, ndër të vetmit jazz-kontrabasistë në rajon, i shkolluar në institucione me nam në Stamboll ku po bën karrierë. Tek zbërthen kujtimet, duket sikur përkufizon edhe lojën e kompozimet e tij. Mjafton një eksperiencë a emocion për t’ia ndezur idenë. Por, energjia pozitive për të është kryefjala e muzikës

Si fëmijë, i rregullonte flokët dhe këndonte para televizorit. E natyrshme, si çdo tjetër në atë moshë, edhe performanca e Enver Muhamedit ishte imitim i artistëve të ndryshëm të njohur të asaj kohe. Jo pak prej tyre i incizonte në kasetë kur i dëgjonte në valët e radios. Madje, edhe sot e kësaj dite, ruan kaseta të tilla.

Në njërën anë, janë disa këngë të Michael Jacksonit, e në anën tjetër, këngë të këngëtares së njohur amerikane Toni Braxton e rock grupit “Incubus”.