Kulturë

“Pa Vend” merr vëmendje botërore ende pa u shfaqur premierë

“Filmi shpalos historinë e pazakontë e klubit të pingpongut ‘Lidhja e Prizrenit’... Në edicionin e tij të 74-t, festivali do të ketë interes të shtuar nga bota sportive me tavolinat e pingpongut që janë në vijën e parë dhe në qendër të një projekti ambicioz që është në konkurrencë për ‘Palmën e Artë’”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Pingpongut në artikullin e publikuar për filmin “Pa Vend”

“Prania e filmit ‘Pa Vend’ në Festivalin e Filmit në Cannes është një moment krenarie për pingpongun në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Pingpongut. Filmi do ta ketë premierën të premten më 16 korrik dhe shpalos përpjekjet e vazhdueshme të Jeton Mazrekut dhe Ermegan Kazazit, të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifat Rifati, që ta mbajnë gjallë sportin e pingpongut, duke zhvilluar gjenerata të reja sportistësh

Filmat e shkëlqimi i Festivalit të Filmit në Cannes i kanë rënë në sy edhe Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut. Në qendër të vëmendjes, pasditen e së enjtes, kjo federatë ka pasur pikërisht filmin e shkurtër “Pa Vend” të regjisorit nga Kosova, Samir Karahoda. Ka theksuar se ky film i ka dhënë peshë në festival pikërisht sportit për të cilin ajo është përgjegjëse e të gjitha asociacioneve kombëtare. Artikulli për “Pa Vend” vjen dy ditë para premierës në Cannes. Filmi që bëri histori tek e futi Kosovën në garë për “Palmën e Artë” do të shfaqet të premten e 16 korrikut.

Federata Ndërkombëtare të Pingpongut, në ballinën e ueb-faqes së saj, ka vendosur tekstin e Simon Daishit, që i dedikohet filmit të Karahodës.