Kulturë

Në pritje të premierës, “Pa Vend” vlerësohet si dëshmi e potencialit të Kosovës

Ekipi i filmit “Pa Vend” të enjten, në koktejin e organizuar nga televizioni franko-gjerman “ARTE”, i cili i ka blerë të drejtat për shfaqjen e filmit në territorin e Francës dhe të Gjermanisë

Filmi që e futi Kosovën për herë të parë në garën për “Palmën e Artë”, sot (e premte) do të jepet premierë në programin e dhjetëshes që nis prej orës 11:00. Regjisori Samir Karahoda të enjten ka thënë se filmi veçse ka nisur të marrë kritika pozitive. Producenti Eroll Bilibani ka thënë se përveç filmit po flitet edhe për kinematografinë vendore. “Është duke u folur shumë për kinemanë e Kosovës dhe për sukseset e fundit të kinemasë së Kosovës. Është duke u konsideruar si një nga shtetet që ka pasur një zhvillim më të shpejtë dhe me të mirë të filmit në këto vitet e fundit”, ka thënë ai

Mesdita e së enjtes regjisorin Samir Karahoda e ka gjetur në “Buñue”. Është një nga sallat kryesore në Pallatin e Festivaleve e të Kongreseve ku mbahet Festivali i Filmit në Cannes. Ka përfunduar një kontroll teknik të filmit në kinemanë që mori emrin sipas regjisorit të njohur spanjoll Luis Buñuel.

“Gjithçka është gati për nesër”, ka thënë ai për KOHËN. Të premten prej orës 11:00 do të shfaqen filmi “Pa Vend” i Karahodës bashkë me dhjetë filmat që janë pjesë e garës për “Palmën e Artë” për film të shkurtër.