Kulturë

“Përmirësime” minore në buxhet për projekte kulturore, shpërthejnë akuzat

Duke pasuar listën preliminare që ishte publikuar më datën 23 të muajit të kaluar me 139 projekte (në vlerë prej 647,600 eurosh), tani rezulton se institucioni më i lartë kulturor në vend nga “qesja” e vet ka përkrahur 145 projekte në vlerë prej 662,100 eurosh

Prej listës preliminare në atë përfundimtare, pak të dukshme janë përmirësimet e shifrave të buxheteve të OJQ-ve që do të marrin përkrahjen e Ministrisë së Kulturës për sivjet. Më i dallueshmi është ai për “EtnoFestin” të cilin MKRS-ja në qershor s’e kishte ndërmend ta financonte, e tash e ka përkrahur me 12 mijë euro. Tash, kur kanë dalë listat e fundit, akuzat janë edhe më të zëshme. “Multimedia” ia ka kthyer 5 mijë eurot, bashkë me një varg kritikash. Procesin e ka quajtur të kompromentuar e të politizuar

Gjithsej 145 projekteve të organizatave joqeveritare u është dhënë drita e gjelbër për t’u mbështetur financiarisht nga shteti. Ministria e Kulturës ka publikuar listën me rezultatet përfundimtare të përzgjedhjes së projekteve sipas Thirrjes Publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore-artistike në përputhje me rrethanat pandemike të COVID-19 për OJQ.

Duke pasuar listën preliminare që ishte publikuar më datën 23 të muajit të kaluar me 139 projekte (në vlerë prej 647, 600 eurosh), tani rezulton se institucioni më i lartë kulturor në vend nga “qesja” e vet ka përkrahur 145 projekte në vlerë prej 662, 100 eurosh. Kësaj shume i shtohet edhe ajo prej 245 mijë eurosh për 117 projekte individuale sa figurojnë në listën preliminare, për të cilën ende nuk ka rezultate përfundimtare.