Kulturë

Tirana, “kryeqytet” i folklorit nga vendi e bota

Ansamble nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja, Bullgaria, Polonia, Meksika dhe Kameruni do të marrin pjesë në edicionin e parë të “International Folk Festival Tirana”, që do të nisë sot
 

Amfiteatri i Tiranës për tri net me radhë do të ndizet nga ngjyrat e artit dhe traditës. Me edicionin e parë, “International Folk Festival Tirana” synon të promovojë kulturën dhe folklorin e kryeqytetit shqiptar. Pos ansambleve nga tri shtetet shqiptare, aty do të performojnë edhe grupe nga rajoni dhe bota

Për tri ditë radhazi, Tirana do të bëhet “kryeqytet” edhe për ansamble vallesh nga rajoni e bota. Me edicionin e saj të parë, që po ia bën sefte, “International Folk Festival Tirana” (IFFT) do të mirëpresë qindra valltarë nga vendi, rajoni e bota.

Ansamble folklorike që mbrojnë ngjyrat e vendeve përkatëse do të shpalosin larushinë e kulturave dhe traditave të tyre përmes valleve, këngëve dhe muzikës.