Kulturë

Kori i Filharmonisë në “Verën e Ohrit” nëpër shekujt e muzikës shqipe

Me një paletë shijehollësh me vepra të përzgjedhura autorësh nga vendi e bota, Kori i Filharmonisë së Kosovës i ka falur publikut në “Verën e Ohrit” përjetime të veçanta gjatë koncertit njëorësh (Foto: Arben Llapashtica)

Narteksi i Kishës së Shën Sofisë në Ohër e afresket e turlifarshme bizantine përbëjnë një grishje të parezistueshme për kontemplacion shpirtëror. Por e tjetërbotshme mund të jetë ndjesia kur krejt kjo hapësirë është mbushur cep më cep nga zërat buçitës që interpretojnë kryehimnin e krishterë “Te Deum”.

 

Me himnin “Te Deum”, më të cilin zë lidhet edhe tradita iliro-shqiptare e interpretimeve korale, kori i Filharmonisë së Kosovës të enjten ka shkëlqyer me paraqitjen e tij në “Verën e Ohrit”, kryengjarje kulturore e qytetit mijëvjeçar buzë liqenit. Në edicionin e 61-të të këtij festivali, artistët nga Kosova kanë shpalosur një paletë të pasur interpretimesh të veprave të kompozitorëve shqiptarë e të huaj. Pak pas përfundimit të koncertit, Filharmonisë së Kosovës i ka ardhur ftesa nga profesori serb i kompozimit, Ivan Jevtiq, që ky kor të mbajë një prezantim edhe në Beograd

Narteksi i Kishës së Shën Sofisë në Ohër e afresket e turlifarshme bizantine përbëjnë një grishje të parezistueshme për kontemplacion shpirtëror. Por e tjetërbotshme mund të jetë ndjesia kur krejt kjo hapësirë është mbushur cep më cep nga zërat buçitës që interpretojnë kryehimnin e krishterë “Te Deum”.

Nga goja e interpretëve nga Prishtina, vargjet “Te Deum laudámus: te Dominum confitémur” (Ne të lartësojmë, o Zot, ne të njohim ty si Zot) të kësaj vepre korale janë bërë bashkë me historinë e fiksuar kudo në arkitekturën e veçantë të Ohrit.