Kulturë

“Anibari” anulon aktivitetet muzikore

 

Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar” ka anuluar aktivitetet muzikore të parapara për të hënën, e cila, për shkak të tragjedisë ku humbën jetën dhjetë udhëtarë, është shpallur ditë zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Festivali i filmit të animuar ‘Anibar’ njofton të gjithë pjesëmarrësit se shkaku i një aksidenti komunikacioni që ndodhi në Slavonski-Brod të Kroacisë, ku kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë, do t’i ndalojë aktivitetet muzikore të planifikuara për datën 26.07.2021”, thuhet në njoftimin për media të stafit organizativ të festivalit, që po mbahet në Pejë. Po aty, stafi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të viktimave.