Kulturë

“Burgjet e mia – Fati im i madh”, filozofia e njeriut stoik

“Burgjet e mia – Fati im i madh” i Adem Demaçit, i përuruar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë pikërisht në trevjetorin e vdekjes së tij, shpërfaq filozofinë stoike të njeriut që u mbajt në burgje rreth 28 vjet

Ishte një ditë e ftohtë e 19 nëntorit të vitit 1958 kur një të ri që vinte i imtë nga shtati, e përplasën në qelinë numër 8 të Burgut të Prishtinës. Prishtinasi riosh që sapo kishte botuar romanin e parë “Gjarpijt e gjakut”, përnjëherësh pati ndjesinë që kthina e errët dhe e ftohtë u shndërrua në një qiri të madh me majën që digjej flakë.

 

Ashtu si maksima e njeriut heminguejan “i mposhtur, por asnjëherë i thyer”, edhe jeta e Adem Demaçit brenda burgut u kthye në shembullin më manifest të forcës për të kuptuar jetën dhe ndërliqshmërinë e saj. Duke i ndërmendur 28 vjet të jetës ndër burgjet jugosllave, njeriu që kërkoi bashkimin e Kosovës dhe viseve të tjera me Shqipërinë shkroi: “Burgjet janë vendet ku lindin qirinjtë e pavdekshëm. Atje ku digjen qirinjtë e gjallë, atje lindet liria e pavdekshme”. Sprova e tij e shkruar më 2001 është botuar si libër “Burgjet e mia – fati im i madh” dhe flet në 34 gjuhë të botës pikërisht në trevjetorin e vdekjes së tij

Ishte një ditë e ftohtë e 19 nëntorit të vitit 1958 kur një të ri që vinte i imtë nga shtati, e përplasën në qelinë numër 8 të Burgut të Prishtinës. Prishtinasi riosh që sapo kishte botuar romanin e parë “Gjarpijt e gjakut”, përnjëherësh pati ndjesinë që kthina e errët dhe e ftohtë u shndërrua në një qiri të madh me majën që digjej flakë.

“Burgjet janë vendet ku lindin qirinjtë e pavdekshëm. Atje ku digjen qirinjtë e gjallë, atje lindet liria e pavdekshme”, shkroi Adem Demaçi më 2001 kur si 65-vjeçar mejtonte një jetë të tërë të kaluar në burgjet jugosllave.