Kulturë

Izolimi si realitet i pakapërcyeshëm edhe për artistët

Mehmet Behluli, artist e profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe drejtoresha e fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, Nita Zeqiri, të martën në “Anibar” në panelin “Të rrethuar në katër dritare”, kanë zbërthyer izolimin edhe nëpërmjet historive personale

Izolimi ka qenë një prej kryefjalëve të kohës së pandemisë, por në kontekstin e Kosovës në raport me botën, është i tillë tash e sa dekada. Nëse artistët ia dalin artistikisht t’i kapërcejnë kufijtë, është tjetër histori. Por, izolimi i tyre është realiteti i përditshëm. “Të rrethuar në katër dritare”, ka qenë paneli që për temë ka pasur pikërisht “Izolimin” që është temë e “Anibarit” e “Archipel”, midis animacionit e botës reale, prek kufijtë

Në muajt e parë të pandemisë gjatë vitit të kaluar, një artist me goxha probleme ligjore rrëfente për një përballje në gjykatë. Sipas versionit të tij, prokurorja në një rast i ishte drejtuar: “A e di që dënohesh me burg? “Më dëno, unë në burg jam duke jetuar”, rrëfente ai pas një emisioni televiziv derisa qeshej. Këtë e bënte për dy arsye: e para për ta relativizuar problemin me ligjin, ndërsa e dyta simbolikisht, Kosovës i referohej si burg i madh.

Nëse do ta arsyetonte të dytën, pamundësinë e lëvizjes së lirë të kosovarëve nëpër Evropë do ta rendiste të parën. Aludonte në këtë lloj izolimi.