Kulturë

Kaltrina Krasniqi: “Vera Andrron Detin” në Venecie – mundësi e mirë për ta promovuar Kosovën

Kaltrina Krasniqi: “Me buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, që është rreth gjysmë milioni në vit, suksesin që e kemi arritur është i paparamendueshëm. I bie që në dekadën e fundit njerëzit e industrisë së filmit në princip kanë punuar pa pagesë, kanë punuar me pasion”
 

Stacioni i parë i filmit “Vera Andrron Detin”, nën regji të Kaltrina Krasniqit e me skenar të Doruntina Bashës, është hiç më pak se Festivali i Filmit në Venecie. Do ta ketë premierën botërore në edicionin e 78-të të festivalit të filmit, që ka nam të madh dhe që cilësohet si më i vjetri në botë.

Regjisorja e filmit, Kaltrina Krasniqi, në emisionin “Express Summer”, ka shpalosur më shumë detaje për filmin dhe ka thënë se lajmi për premierën i ka gëzuar, sepse është një mundësi ideale për ta promovuar Kosovën dhe u hap shume rrugë drejt projekteve të reja.