Kulturë

UNESCO-ja merr nën mbrojtje qendrat hebraike në Gjermani

UNESCO ka njohur rëndësinë e vendeve si varreza Heiligen Sand, më e vjetra dhe më e madhja varrezë hebraike në Evropë
 

Kjo lëvizje shënon hapin e parë të bërë ndonjëherë nga UNESCO në drejtim të njohjes së trashëgimisë kulturore hebraike në Gjermani. Edhe një zgjatim i kufirit ushtarak romak, Limes, është njohur me këtë rast

Trupa kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka njoftuar se dy vende në Gjermani kanë marrë statusin e Trashëgimisë Botërore. Anëtarët e Komitetit kanë njohur qytetet gjermane të Mainzit, Speyerit dhe Wormsit për rolin e tyre si qendra të kulturës hebraike në Evropë gjatë mesjetës – që shënon njohjen e parë nga UNESCO të trashëgimisë kulturore hebraike në Gjermani.

Ata, po ashtu, kanë miratuar edhe aplikimet për njohje të një seksioni të Limesit – kufiri i jashtëm i Perandorisë Romake – përgjatë lumit Rhin.