Kulturë

“Souvenir Souvenir” çon në Francë trofeun e “Anibarit” të renesancës

Aty ku para një jave nisi rrugëtimin e 12-të, “Anibari” të premten mbrëma në “Kino Liqeni” ka shpallur fituesit

Jo pak kanë hamendësuar në edicionin e kaluar, i cili u mbajt online, se pas një viti festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar”, mund të rikthehej sërish në formatin fizik. Madje, mbyllja pandemike e cila qe shkaktare e frymëzimeve e produktivitetit të animatorëve nuk mendohej që do të ishte moto e edicionit të 12-të – “Izolimi”.

 

Dhjetë vjet e ka mbajtur brenda një rrëfim që lidhet me gjyshin e tij, por Bastien Dubois s’hoqi dorë derisa e tregoi atë nëpërmjet animacionit me të cilin mori çmimin kryesor të “Anibarit”. Por përtej çmimeve, “trofeu” i edicionit të sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar në Pejë, shkon për mosheqjen dorë për kthim në normalitet. “Izolimi” si temë, në realitet qe çizolim e thirrje për ditë më të mira. Në përmbyllje të festivalit nuk mungoi as kryeministri Kurti, i cili ka thënë se kjo është ngjarja që e ndërkombëtarizoi Pejën. Në fundin e këtij kapitulli të 12-të, “Anibari” la si mesazh se “çdo mesjetë ka nga një renesancë”

Jo pak kanë hamendësuar në edicionin e kaluar, i cili u mbajt online, se pas një viti festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar”, mund të rikthehej sërish në formatin fizik. Madje, mbyllja pandemike e cila qe shkaktare e frymëzimeve e produktivitetit të animatorëve nuk mendohej që do të ishte moto e edicionit të 12-të – “Izolimi”.

Por, triumfi me çizolimin shënoi mbylljen e një kapitulli tjetër për këtë Festival, e kësaj radhe duke e bërë në rrethanat e një “normaliteti” të ri, pranisë fizike, mundësisë së socializimit, rikthimit të ndejave të bujshme e turmës në një vend.