Kulturë

Festivali i operës “Ramë Lahaj”, mundësi promovimi për zërat e rinj

Mbi 25 të rinj nga Kosova e vendet përreth kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e “Ramë Lahaj Opera Festival”, që me koncertin “New Generation”, i cili do të mbahet të martën, do ta presë shiritin e gjithsej tri performancave muzikore në edicionin e parë të organizimit

Gjithë fuqinë vokale mundohen ta shprehin brenda një performance. Me kujdes i ndjekin ngritjet e uljet e zërit përgjatë interpretimit të veprave që vetë ata i përzgjedhin. Mirëpo, nuk e kanë të lehtë, sepse performojnë para një njeriu të dëshmuar botërisht në muzikën klasike.

Mbi 25 të rinj nga Kosova e vendet përreth, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e “Ramë Lahaj Opera Festival”, që me koncertin “New Generation”, i cili do të mbahet të martën, do ta presë shiritin e gjithsej tri performancave muzikore në edicionin e parë të organizimit. Përgatitjet kanë nisur tash e pesë ditë në formën e “master classit”, të monitoruar nga profesori italian, Vito Maria Brunetti.