Kulturë

“Galeria 17” kërkon mbështetje në nisje të rrugëtimit për ekspozita të guximshme

Për të nisur rrugëtimin e saj “Galeria 17” ka nevojë për mbështetje. Ka kërkuar ndihmën e komunitetin që të mund të mbulojë shpenzimet për të nisur punën më shpejtë. I duhen 15 mijë euro. Për këtë tashmë është nisur edhe një kërkim i donacioneve në platformën “Kosova Ideas”

Një punëtori mekaniku. Këtë funksion e kishte pasur hapësira në të cilën do të nisë punën galeria më e re në kryeqytet. Është pagëzuar me emrin “Galeria 17”. Misionin e ka të qartë. “Një hapësirë për edukim, aktivizëm dhe eksperimentime artistike të guximshme. Një galeri për lagjen, qytetin dhe gjithë komunitetin artistik”, është përshkrimi që i bëhet. Për të nisur rrugëtimin e saj ka nevojë për mbështetje. Ka kërkuar ndihmën e komunitetin që të mund të mbulojë shpenzimet për të nisur punën më shpejt. I duhen 15 mijë euro. Për këtë tashmë është nisur edhe një kërkim i donacioneve në platformën “Kosova Ideas”.

Galeria është duke u hapur nga fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”. Nita Zeqiri dhe Ajete Kërqeli, themeluese të Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” në Prishtinë, kanë treguar se “Shtatëmbëdhjetë”, si vazhdimësi e realizimit të misionit të vet dhe kontributit në skenën artistike po i sjell Prishtinës një hapësirë të re ekspozuese: “Galerinë 17”.