Kulturë

Bendi arbëresh gati me albumin ku këndohet në “gluhën tonë”

Ky album – në të cilin do të jenë të përfshirë tetë këngë dhe një “cover”, që quhen “Niko”, “Jarruri Hera”, “Arianna”, “Kalivar”, “Zëmbra Jime”, “Qifti”, “Botë e Paqe”, “Drita dhe Lumturi” – është përshkruar si një udhëtim brenda botës njerëzore e përshkuar nëpërmjet “idealizmit, deluzionimit, ëndërrorës dhe biografikës, nostalgjisë për rrënjët dhe kulturës së jetuar me sy të ri”

Drithërimat e zemrës plot emocion janë më të prekshme se kurrë. Bendi arbëresh “Shega” të premten do të sjellë të parin album në arbërisht.

 

Tetë këngë dhe një cover tashmë e kanë rrumbullakuar punën disavjeçare të bendit arbëresh “Shega”. Të kënduara në “gluhën tonë” – të folmet dialektore të shqipes në Kalabri dhe Sicili – udhëtim brenda botës njerëzore e përshkuar nëpërmjet “idealizmit, deluzionimit, ëndërrorës dhe biografikës, nostalgjisë për rrënjët dhe kulturës së jetuar me sy të ri”. Sipas vokalistit të bendit, Giorgio Fusco, emocion dhe lumturi është gjendja e tyre pak para lajmit të madh. “Një gëzim, një krenari, një ëndërr që realizohet”, ka thënë Fusco

Drithërimat e zemrës plot emocion janë më të prekshme se kurrë. Bendi arbëresh “Shega” të premten do të sjellë të parin album në arbërisht.

Nëntë këngë janë dhurata e pesëshes arbëreshe – Giorgio Fusco, Saverio Guzzetta, Rosa Alongi, Giorgio Ciulla dhe Alessandro Ferrantelli – që tashmë ka krijuar imazhin e vet si interpretues të zhanrit indie-folk.