Kulturë

“Rock & Metal United 2021” paralajmëron edicionin e sivjetmë

 

Në mjediset e amfiteatrit të Pishinës së Gërmisë roku edhe një herë do të bëjë bashkë breza të ndryshëm krijues të këtij zhanri muzikor. Si festival tashmë tradicional, “Rock United II” dhe “Metal United III” kanë paralajmëruar edicionin e sivjetmë, që do të mbahet në datat 27, 28 dhe 29 gusht.

Nëpërmjet një komunikate për media, organizatorët kanë bërë me dije se ky festival është projekt që i bashkon grupet e muzikës rok dhe metal nën moton: “Një për të gjithë, të gjithë për rok”.