Kulturë

Vendndalimet e vjetra të autobusëve do të propozohen për monumente

Dy vendndalimet ikonike të autobusit, që ekzistojnë ende në rrugën “Nazim Gafurri”, i janë nënshtruar një procesi të rinovimit që synon t’ua kthejë pamjen origjinale

Dhëmbi i kohës nuk e shpërfytyron ende fizionominë e vendndalimeve ikonike në kryeqytet. Dy syresh ende shërbejnë si të tilla në rrugën “Nazim Gafurri” për autobusët urbanë të linjës 4.

 

Të ndërtuara qysh në vitet ’70, vendndalimet e autobusëve janë mbijetojat e vetme të kohës kur Prishtina kishte filluar të modernizohej. Tri të tilla që janë ende në kryeqytet – dy në rrugën “Nazim Gafurri” dhe një te “Fehmi Agani” – ende ruajnë fizionominë origjinale: tri struktura të çelikta me pullaze të verdha sipër. Nga e mërkura ato i janë nënshtruar një projekti rinovues që synon t’ua kthejë dukjen autentike. Komuna e Prishtinës po synon nëpërmjet kësaj t’i hapë rrugë përfshirjes së tyre në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga shteti.

Dhëmbi i kohës nuk e shpërfytyron ende fizionominë e vendndalimeve ikonike në kryeqytet. Dy syresh ende shërbejnë si të tilla në rrugën “Nazim Gafurri” për autobusët urbanë të linjës 4.

Me synimin për t’i ruajtur si pjesë të trashëgimisë historike të kryeqytetit, nga e mërkura këto stacione i janë nënshtruar një projekti të rinovimit.