Kulturë

“New Generation” – përvojë e rrallë koncertore për të rinjtë

Fuqi vokalesh të reja, e disa edhe të padëgjuara më parë, u ndien në Teatrin Kombëtar të Kosovës mbrëmjen e së martës, duke bërë që çdo njëri me ngjyrën e veçantë të zërit, me ritmin ndryshe të pjesëve muzikore e me elegancën e të qëndruarit në skenë t’i japin jetë koncertit “New Generation”

Secili me rend bënë hapat drejt skenës, u afruan te pianoja, ku i luante veprat Fjorda Veizaj, dhe me një shikim të drejtuar në thellësi të publikut, dalëngadalë e lëshuan veten në botën melodike të operës. Disa më dramatike e disa me motive dashurie, të gjashtëmbëdhjetë interpretimet e veprave patën emërues të përbashkët, promovimin e një brezi të ri të muzikës shqipe.

Fuqi vokalesh të reja, e disa edhe të padëgjuara më parë, u ndien në Teatrin Kombëtar të Kosovës mbrëmjen e së martës, duke bërë që çdo njëri me ngjyrën e veçantë të zërit, me ritmin ndryshe të pjesëve muzikore e me elegancën e të qëndruarit në skenë t’i japin jetë koncertit “New Generation”.